Shpërthimet në Shkodër/ Reagon Spahia: Skena të tilla rrisin frikën te qytetarët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shpërthimet në Shkodër/ Reagon Spahia: Skena të tilla rrisin frikën te qytetarët

Kryetari i ri i bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia ka reaguar në lidhje me dy shpërthimet e njëpasnjëshme të ndodhura në orët e vona të mbrëmjes së të premte.

 

Spahia përmes një postimi në Facebook shkruan se dënon aktet kriminale që kanë tronditur Shkodrën.

 

Advertisement

Sipas tij skena të tilla, kriminale me eksploziv, ndaj banorëve të Shkodrës, jo vetëm dëmtojnë imazhin e këtij qyteti dhe rrisin frikën dhe pasigurinë e shkodranëve.

 

Ai kërkon nga organet ligjzbatuese zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Advertisement

“Dënoj me forcë aktet kriminale që tronditën Shkodrën mëngjesin e kësaj të shtune.
Skena të tilla, kriminale me eksploziv, ndaj banorëve të Shkodrës, jo vetëm dëmtojnë imazhin e këtij qyteti por rrisin frikën dhe pasigurinë e shkodranëve për të jetuar dhe punuar në qytetin e tyre.
Ftoj institucionet ligjzbatuese, Policinë dhe Prokurorinë, të zbardhin në mënyrë urgjente këto ngjarje kriminale, që nuk janë të Shkodrës, por të krimit që ka marrë peng qeverinë!
Shkodra nuk i përkulet krimit!”, shkruan ai.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy