Shpërthimi në Gërdec/ Avokati thirrje KQZ: Mos e regjistroni Fatmir Mediun në zgjedhje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shpërthimi në Gërdec/ Avokati thirrje KQZ: Mos e regjistroni Fatmir Mediun në zgjedhje

Avokati Geraldo Durda, i cili humbi vëllanë dhe të afërmit e tij para 13 vitesh në shpërthimin e fuqishëm në Gërdec, ka një thirrje për kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

I ftuar në emsionin “7pa5”, ai kërkoi nga Celibashi që Fatmir Mediu, një nga të akuzuarit e çështjes Gërdeci, të mos regjistrohet në zgjedhjet parlamentarë të 25 prillit si kandidat për deputet.

“Komenti im është vetëm apelim për drejtësinë shqiptare: të vënë drejtësinë për 26 jetët e humbura. Ajo që ndodhi në Gërdec ishte krim i organizuar, jo aksident teknologjik. Këto duhet të zbardhë drejtësia shqiptare. Mbajmë shpresa të mëdha në Strasburg. Dua t’i bëj thirrje kunatatit të Fatmir Mediut, Ilirjan Celibashit, kreut të KQZ, që mos ta regjistrojë në këto zgjedhje si kandidiat për deputet. Është nje person që i është shmangur drejtësisë duke patur mandatin e deputetit.”

Durda u shpreh se para një jave, familjet e prekura kanë depozituar në SPAK një kallëzim penal, ku kërkojnë rigjykimin e Fatmir Mediun.

Advertisement

“Ka institucione përjegjëse dhe një pushtet lokal që duhet të jepte informacion se çfarë po ndodhte. Asnjëri nga këta nuk ka reaguar. Pse? Kush ishte i përfshirë që institucionet nuk reagonin.  Gjykata e Lartë në vitin 2009 nisi gjykimin për 30 të pandehur, për shkak të cilësisë që kishte një prej të akuzuarve, Fatmir Mediu, çështja u nda. Këtu filloi edhe kalvari i Gërdecit. Fatmir Mediu është i vetmi nga 30 të akuzuarit nga prokuroria shqiptare që nuk është gjykuar. 13 vite nga ajo ngjarje, por janë kapur të gjitha afatet ligjore që ky shtetas të hetohet dhe gjykohet. Para një jave kemi depozituar në SPAK një kallëzim penal, ku të çojë për gjykim Fatmir Mediun në lidhje me ngjarjen e tragjedisë së Gëdecit. SPAK është i vetmi që këtë shtetas, i cili nuk është gjykuar për shkak të imunitetit, të ridërgojë për rigjykim tani që nuk ka imunitet. Është prova e radhës që shtetasit shqiptarë nuk janë të barabartë. Jetët e disa personave nuk janë të barabarta me disa funksiononarë.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy