
Policia e Sarandës ka arrestuar, autorin e dyshuar të shpërthimit me tritol në hotel, ditën e djeshme në Sarandë.
Në pranga është vendosur Sotir Çabiri, djali i një prej bashkëpronarëve të këtij hoteli.
Advertisement
Sarandë/Shpërtheu me tritol hotelin, zbardhet ngjarja dhe vihet në pranga autori i dyshuar, shtetasi Sotir Çabiri, djali i shtetasit Spiro Çabiri, bashkëpronar i këtij hoteli, së bashku me shtetasin Dhimitër Evangjeliu.
Advertisement
Shpërthimi tronditi qytetin e Sarandës në orët e para të mëngjesit të ditës së hënë.
Sasia e tritolit rreth 30 kilogramë, rrafshoi objektin në fjalë e shkaktoi dëme të shumta materiale edhe në banesat përreth.
Advertisement