Shpresë nën rrënojat e Izmirit/ Nxirren gjallë të tjerë persona nga ndërtesat e shembura

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shpresë nën rrënojat e Izmirit/ Nxirren gjallë të tjerë persona nga ndërtesat e shembura

Nën rrënojat që la pas tërmeti shkatërrimtar i së premtes në Izmir, ka ende shpresë. 33 orë pas lëkundjeve me magnitudë 6.6 ballë, 70-vjeçari Ahmet Çitim është nxjerrë i gjallë nga ekipet e kërkim shpëtimit.

 

Edhe një grua 53-vjeçare ia ka dalë të mbijetojë, ajo është dërguar në spital pas një operacioni kërkimor, që zgjati 15 orë.

 

Advertisement

Bilanci i viktimave është rënduar sërish, 51 persona nuk ia kanë dalë të mbijetojnë. Por fatmirësisht rreth 700 persona janë larguar tashmë nga spitalet ndërsa rreth 200 të tjerë vijojnë të marrin trajtimin mjekësor.

 

Më shumë se dy mijë forca nga shtabi i emergjencave vijojnë intensivisht kërkimet në 8 ndërtesa të mbetura. Sipas autoriteteve 20 ndërtesa në Izmir, kryesisht në qarkun Bayrakli, janë ndërtuar duke mos respektuar protokollet për qëndrueshmëri ndaj tërmeteve.

 

Advertisement

Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave bëri të ditur se nga 30 tetori kanë regjistruar rreth 850 pas-lëkundje, prej të cilave 40 më të forta se 4 ballë. Në vitin 1999, një tërmet i fuqishëm që goditi qytetin bregdetar të Izmirit, la të pajetë rreth 17,000 persona.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy