“Shpronësimi, me çmim reference”/ Banorët që preken nga Unaza e Madhe marrin informacion zyrtar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Shpronësimi, me çmim reference”/ Banorët që preken nga Unaza e Madhe marrin informacion zyrtar

Banorët që preken nga Unaza e Madhe e Tiranës dhe që kanë shtëpi të legalizuar, do të dëmshpërblehen me çmim reference.

 

Ky është informacioni që banoret e Laprakës, Paskuqanit dhe Kodrës së Priftit morën pas një takimi të zhvilluar me kreun e agjencisë shtetërore të shpronësimit.

 

Advertisement

Por ata paralajmëruan se nëse nuk jepen afate për kohën dhe vendin e strehimit, do të kundërshtojnë me forcë prishjen e ndërtesave.

 

Projekti i unazës në pjesën veriore të saj prek në total 654 banesa. Faza e parë e prishjes së objekteve  pritet të nisë brenda pak ditëve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy