Shqipëri-Andorra, kuqezinjtë kërkojnë ta mbyllin me fitore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shqipëri-Andorra, kuqezinjtë kërkojnë ta mbyllin me fitore

Shqipëria do të luajë nesër sfidën e fundit kualifikuese të Kupës së Botës, ndaj Andorrës. Kuqezinjtë kërkojnë ta mbyllin me fitore këtë kompeticion dhe në vendin e tretë në grup, edhe pse duket se nuk do të jetë aspak e lehtë. Humbja 5-0 përballë Anglisë ishte shokuese për skuadrën, e cila tani duhet të beje llogarite edhe pa shume lojtare. Kumbulla, Bare, Veseli dhe Broja janë larguar për shkak dëmtimi ndërsa Cikalleshi, Gjasula dhe Ismajli janë të pezulluar. Për këtë arsye italiani afroi 3 lojtarë të tjerë, Ernest Muçin, Taulant Seferin dhe Enis Çokajn. Mesditën e kësaj të diele, 76-vjeçari nuk e quajti dramë humbjen ndaj 3 luanëve, ndërsa theksoi se djemtë duan ta mbyllin me fitore.

 

 

EDI REJA -TRAJNER I KOMBETARES

Advertisement

“Mbetet keqardhja e humbjes me Anglinë, deri tani kemi bërë mirë dhe të vazhdojmë të bëjmë mirë nesër me Andorrën se është shumë e rëndësishme për ne. Përndryshe do hedhim në ajër këtë rritje që kemi bërë nëse nuk fitojmë me Andorrën. Skuadra është e motivuar se duke e ditur se me 3 pikë do të arrijmë një shifër të rëndësishme. Ta mbyllim me 18 pikë është e jashtëzakonshme.”

 

Nga ana tjetër, futbollisti i Lazios, Elseid Hysaj, tha se kuqezinjtë e vuajnë akoma humbjen me Anglinë, edhe pse fokusi i radhës mbetet Andorra.”

 

Advertisement

ELSEID HYSAJ –FUTBOLLIST

“Duhet ta kujtojmë që Andorra është skuadër që bezdis të gjithë ekipet, siç e kemi parë edhe me Poloninë. Nuk është e lehtë të përballet, por në historinë tonë jemi përmirësuar, jemi rritur më shumë se përpara dhe besoj se duhet ta dimë që Andorra është ekip i vështirë dhe duhet punë.”

 

Ndeshja Shqipëri-Andorra luhet nesër në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy