Kuqezinjtë: Në Hungari për fitore/ Hysaj dhe Cikalleshi shprehen optimistë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kuqezinjtë: Në Hungari për fitore/ Hysaj dhe Cikalleshi shprehen optimistë

Kombëtarja shqiptare vijon të stërvitet intensivisht në kuadër të dy ndeshjeve kualifikuese për në Katar 2022.

 

Vëmendja makismale e kuqezinjve është tek dueli i parë ndaj Hungarisë, këtë të shtunë,  për të cilën dy futbollistët e kombëtares Elseid Hysaj dhe Sokol Cikalleshi u shprehën besimplotë se fitorja nuk është e pamundur.

 

Advertisement

Në konferëncën për shtyp bomberi nga Kavaja tregoi se objektivat e skuadraës janë maksimale dhe për këtë do të luftojnë  deri në minutën e fundit

 

 SOKOL CIKALLESHI – FUTBOLLIST

 

Advertisement

” Një duel shumë i rëndësishëm . Jemi të fokusuar në arritjen e dy rezultateve pozitive që mund të na dërgojnë në Boteror. Futboll është i tille që gjithë rezultatet janë të mundshme, por duke parë momentin dhe formën e lojtarëve tanë , me vjen mirë që shkojmë në Hungari për të arritur atë cfarë duam. Ta shohim në fushën e blertë cdo të ndodhi” 

 

Edhe Elseid Hysaj tregoi se djemtë janë gati për ndeshjen ndërsa kur e pyesin për  Poloninë , ai përgjigjet :

 

Advertisement

ELSEID HYSAJ – FUTBOLLIST

Do  ta trajtojme këtë ndeshje në mënyrën më të mirë të mundshme dhe besoj se jemi gati. Me Poloninë kemi gabuar ne, por sot ne po studiojmë Hungarinë pasi nëse nuk e fitojmë këtë, me Poloninë do të jetë e kote. Duhet të shkojmë në Hungari dhe ta fitojmë këtë duel ” 

 

Kombetarja shqiptare luan këtë të shtunë me Hungarinë në stadiumin e boshatisur në Budapest dhe 3 ditë më vonë pret në Air Albania Polonin. Pas 6 ndeshjeve , kuqezinjtë mbajnë vendin e dytë në grup me 12 pikë , 1 më shumë se polakët e vendit të dytë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy