Shqipëria drejt hapjes? Pritet të hiqet maska në ambientet e jashtme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shqipëria drejt hapjes? Pritet të hiqet maska në ambientet e jashtme

Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet të mblidhet të mërkurën për të lehtësuar masat anti-COVID në Shqipëri. Burimet thonë për “Vizion Plus” se ora policore, që aktualisht është 22.00, pritet të shtyhet më tej.

 

Gjithashtu, pritet që ekspertët të vendosin që maska të mbahet vetëm në ambientet e mbyllura, ndërsa jashtë të mos jetë më me detyrim.

 

Advertisement

Këto vendime pritet të hyjnë në fuqi pas datës 15 maj dhe vijnë në një kohë kur shifrat e viktimave dhe rasteve të reja janë ulur ndjeshëm javët e fundit.

 

Masat e zbutura po favorizojnë ardhjen e turistëve me çartera në jug të vendit. Kujtojmë që më herët, kryeministri Edi Rama ka premtuar që ky sezon turistik do të jetë shumë më i lehtësuar se sezoni i kaluar, për nga masat për pandeminë.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy