“Shqipëria kampione e Ballkanit në turizëm”, Balla prezanton masat e marra për sigurinë e pushuesve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Shqipëria kampione e Ballkanit në turizëm”, Balla prezanton masat e marra për sigurinë e pushuesve

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, gjatë një aktiviteti që kishte në fokus mbarëvajtjen e sezonit turistik bazuar mbi sigurinë, mikpritjen, shërbimet dhe infrastrukturën për pushuesit ka bërë me dije disa nga masat shtesë që do të merren gjatë këtij sezoni turistik për sigurinë e turistëve dhe jo vetëm. Ministri Balla tha se do të shtojnë numrin e forcave të policisë në komisariatin e Rinasit për të përballuar fluksin. Gjithashtu bëri me dije se në terren do të jenë 1635 punonjës policie në dispozicion të të cilëve do të ketë 208 mjete.

Taulant Balla: Aeroporti “Nënë Tereza”,  raporton 900 mijë më shumë pasagjerë se sa viti i kaluar për 3 muajt e parë të vitit. Bashkë me Drejtorinë e Përgjithsmë të Policisë së Shtetit do na duhet të shtojmë dhe 100 policë në komisariatin e Rinasit me qëllim përballimin e fluksit. I njëjti trend rritje raportohet në të gjitha pikat e kalimit kufitar, jo vetëm në Rinas. Këto shifra shërbejnë për të na dëshmuar se turizmi në Shqipëri po bëhet gjithëvjetor. Turistët e huaj tërhiqen nga bukuritë natyrore të vendit tonë, nga mikpritja shqiptare, nga kulinaria e pasur dhe e shijshme, por kësaj oferte “Made in Albania”, do duhet t’i shtojmë dhe certifikatën “Stay safe in Albania”.

E kemi mbyllur vitin 2023 me zero incidente për turistët e huaj. Do na duhet të ruajmë këtë standard edhe për vitin 2024. Shqipëria kampione e Ballkanit në turizëm me një siguri në nivelin më të lartë. Policia e Shtetit ka gati një plan të madh masash që shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Objektivi është i qartë, siguri për turistët vendas dhe të huaj. Duhet të bëjmë çdo gjë që t’i garantojmë pushuesve pushime të qeta dhe të sigurta. Pas pak ditësh do të jenë gati 6 stacione shtesë të Policisë së Shtetit në zonat me fluks të shtuar. Gjatë këtij sezoni turistik do të angazhiohen me shërbim në zonat turistike 1635 punonjës policie, nga të cilët 362 policë të sektorit të rendit publik, 73 të sektorit për krimet, 100 të policisë rrugore, 185 të njësive SOS dhe 912 punonjës policie të kufirit dhe migracionit. Në dispozicion të tyre do të jenë 208 mjete. Një sfidë e madhe që duhet fituar mbetet parandalimi i ndotjes akustike. Për këtë sezon plazhet publike të çliruara janë fokusi ynë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy