Presidenti Ilir Meta ka shprehur mbështetjen ndaj Ukrainës e cila ndodhet në ditën e pesët të agresionit rus.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se Shqipëria është krah për krah me Ukrainën. Ndërkohë Meta i bën thirrje shoqërisë civile të vijojnë me ndihmat humnaitare.
Advertisement
“Shqipëria krah për krah me Ukrainën, në solidaritet të plotë me përpjekjet e një populli që po lufton heroikisht për të mbrojtur me çdo çmim lirinë e tij! Nxis shoqërinë civile për të vijuar ndihmat humanitare”, shkruan Meta.