Shqipëria merr Presidencën e dytë të Këshillit të Sigurimit/ Xhaçka: Avantazhe në sytë e aleatëve, do organizojmë debat të hapur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shqipëria merr Presidencën e dytë të Këshillit të Sigurimit/ Xhaçka: Avantazhe në sytë e aleatëve, do organizojmë debat të hapur

Shqipëria ka marrë Presdiencën e dytë të Këshillit të Sigurimit. Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka është shprehur se Presidenca e KS i jep Shqipërisë mundësinë të përcaktojë se cilat situata krizash do të marrin vëmendjen e posaçme.

 

Ndër të tjera deklaron se performance e suksesshme që ka patur gjatë 20 mujave të fundit i jep Shqipërisë avantazhe në sytë e aleatëve dhe partnerëve.

 

Advertisement

“Marrja e Presidencës vjen në një moment të vështirë, kur bota përballet me një sërë krizash serioze.Presidenca e KS  na jep mundësinë të përcaktojmë se cilat situata krizash marrin vëmendjen e posaçme të KS .Shqipëria ka akumuluar gjatë 20 muajve të fundit një eksperience të vyer në tryezën e KS. Performanca e suksesshme që kemi pasur gjatë këtij mandati, na jep avantazh në sytë e aleatëve e partnerëve.Janë dy momente të rëndësishme të kësaj Presidence.

 

Bëhet fjalë për një platformë bashkëpunimi, që garanton shpërndarjen e ndihmave humanitare kudo në botë, në kohë krizash çka mundëson që bizneset e mëdha të ofrojnë kontributin e tyre, në plotësim të mekanizmave ekzistues të ndihmës humanitare.

 

Advertisement

Kjo përmirëson dhe përshpejton mënyrën sesi shpërndahen këto ndihma e kontribute. Kjo iniciativë inovative i vjen në ndihmë korporatave dhe bizneseve të mëdha, duke lehtësuar kontributin e tyre humanitar.

 

Ideja është pritur mjaft mirë dhe ka gjetur mbështetje nga aktorë e grupe interesi. Merita i takon vendit tonë si një nga iniciatorët që e ka sjellë atë në vëmendje të KS.

 

Advertisement

Aktiviteti tjetër shënjues i presidencës tonë i kushtohet agresionit të paligjshëm rus kundër Ukrainës. Si bashkëpenëmbajtës me SHBA, kjo është një nga çështjet që ka shënjuar mandatin tone.

 

Ka bërë që Shqipëria të fitojë respektin dhe admirimin e partnerëve e aleatëve. Ne do të organizojmë një Debat të Hapur të nivelit të lartë në KS.

 

Advertisement

Debati do të fokusohet në pasojat e agresionit të paligjshëm rus kundër Ukrainës .Si dhe në përpjekjet e përbashkëta për të forcuar multilateralizmin dhe respektin për ligjin ndërkombëtar.

 

Aktivitete e ngjarje të tjera do të shënojnë shtatorin në OKB, edhe gjatë javës së Asamblesë Parlamentare”, shprehet Xhaçka.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy