Shqipëria ndihmon Kosovën/ Energji borxh për të mos e kaluar Vitin e Ri në errësirë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shqipëria ndihmon Kosovën/ Energji borxh për të mos e kaluar Vitin e Ri në errësirë

Në krizën energjetike që po përjeton Kosova, Shqipëria angazhohet të japë ndihmën e saj.

 

Pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama, ministrja Belinda Balluku bëri me dije se për dy ditët e ndërrimit të viteve, vendi ynë do t’i japë energji Kosovës. Por ky do të jetë një borxh që Kosova do të na e kthejë në muajt e thatë të verës.

 

Advertisement

“Do të japim 7.680 megavat orë, pa asnjë efekt financiar, duke kërkuar të kthehen gjatë verës, nga qershori deri në shtator. Kënaqësi, detyrë që të ofrojmë shërbim energjetik gjatë 31 dhe 1 për Kosovën.”

 

Nga 22 dhjetori, qytetarët në Kosovë janë përballur me ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të krizës dhe me qëllim që të mos përjetohet e njëjta situatë edhe në ditët e festës, Shqipëria ndan rezervat e saj.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy