
Presidenti i SHBA, Joe Biden firmosi dje urdhrin-ekzekutiv, i cili parashikon bllokimin e pasurive dhe jo vetëm, të zyrtarëve të korruptuar, apo dhe atyre që cënojnë me veprimet apo ligjëratat e tyre, mbarëvajtjen në Ballkanin Perëndimor. Mes vendeve ku do të aplikohen sanksionet bën pjesë edhe Shqipëria.
Këtë vendim e ka përshëndetur edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Përmes një postimi në “Twitter”, Blinken shkruan se SHBA-të janë të përkushtuara për demokracinë në Ballkanin Perëndimor.
“Ne jemi të përkushtuar për të promovuar demokracinë, transparencën dhe llogaridhënien në të gjithë Ballkanin Perëndimor, në përputhje me standardet që vendet e rajonit duhet të plotësojnë për të përparuar në rrugën e tyre evropiane. Urdhri i sotëm ekzekutiv një mjet jetësor drejt arritjes së këtij qëllimi të përbashkët”, shkruan Blinken.