minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Shqipëria zyrtarisht deri në 15 prill 2022 në emergjencë energjitike: OSHEE, KESH dhe OST të pezullojnë çdo investim - Struga.info


Shqipëria zyrtarisht deri në 15 prill 2022 në emergjencë energjitike: OSHEE, KESH dhe OST të pezullojnë çdo investim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shqipëria zyrtarisht deri në 15 prill 2022 në emergjencë energjitike: OSHEE, KESH dhe OST të pezullojnë çdo investim

Këshilli i Ministrave shpall gjëndjen e emergjencës për furnizimin me energjitike elektrike në Shqipëri, sikurse ishte paralajmëruar edhe nga vetë kreu i qeverisë Edi Rama.

Po kështu Qeveria vendosi ngritjen e grupit ndërinstitucional për menaxhimin e emergjencës në furnizimin me energji elektrike. Ky grup do të drejtohet nga Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj dhe ka në përbërje ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, ministrin e Financave dhe Ekonomisë dhe çdo përfaqësues nga institucione të tjera, që vlerësohen të nevojshëm nga Zëvendëskryeministri.

 

Këshilli i Ministrave vendosi që Shoqëritë “KESH”, sh.a., “OST”, sh.a., dhe “OSHEE Group”, sh.a., të pezullojnë planet e investimeve, përveç investimeve të domosdoshme për ushtrimin e veprimtarisë.

Advertisement

 

Këto shoqëri të koordinojnë ushtrimin e aktivitetit, në përputhje me udhëzimet e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, me qëllim garantimin e pandërprerë të energjisë elektrike.

 

Sipas vendimit, ministri i Financave dhe Ekonomisë duhet të sigurojë mekanizmat e duhur financiarë, me qëllim mundësimin e importit të energjisë për sigurimin e furnizimit të pandërprerë të energjisë elektrike.

Advertisement

 

 

Gjendja e emergjencës në furnizimin me energji elektrike, sipas vendimit në fjalë,  do të jetë në fuqi deri më 15 prill 2022.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy