“Shtëpi bari” në Kurbin, vihet në pranga pronari i banesës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Shtëpi bari” në Kurbin, vihet në pranga pronari i banesës

Policia ka vënë në pranga një person të identifikuar si Valentin Cara, i cili akuzohet se kishte përshtatur banesën e tij në ambient për kultivim të lëndës narkotike, kanabis.

 

Policia ka gjetur 94 fidanë kanabis të ndarë në kubikë, të cilat ishin fshehur në banesën e të arrestuarit.

 

Advertisement

“Si rezultat i kontrolleve në kuadër të këtij operacioni, përmes përdorimit të dronit, u konstatuan në kubikë, 94 fidanë të dyshuar narkotikë kanabisi, të fshehur pas banesës së shtetasit V. C., i cili u arrestua në flagrancë si autor i dyshuar i këtij rasti kultivimit”, njofton policia.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy