Shtohen fermat e gomaricave/ Rriten kërkesat për qumshtin e tyre

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shtohen fermat e gomaricave/ Rriten kërkesat për qumshtin e tyre

Familja Basha nga Lazarati ka zgjedhur të ndërtojë fermën e parë të gomaricave në Gjirokastër dhe këtë e ka bërë jo vetëm për të rritur të ardhurat, por edhe si një arsye për të mbajtur fëmijët larg emigrimit.

 

Biznesi nisi para tre viteve fillimisht me 5 gomarica, e tani kjo familje mbarështon 15 të tilla.

 

Advertisement

FATIKO BASHA

 

FERMERE

 

Advertisement

“Gomaricat , është një biznes fitimprurës dhe menduam ti mbajmë për të parë si do ishte tregtia. Ne këmi edhe bagëti sepse vetëm me gomaricat nuk ja del, pasi nuk e japin fitimin direkt. Ideja ishte vetëm per fëmijët që mos më largohen.”

 

Shqetësim për Fatiko Bashën mbetet mbështetja nga ana e qeverisë. Por pavarësisht kësaj, ajo thotë se do t’i shtojë më shumë gomaricat, pasi ka arritur të sigurojë treg për të shitur qumështin.

 

Advertisement

FATIKO BASHA

 

FERMERE

 

Advertisement

“Kur unë kam pasur prodhim nuk kam pasur klientë, nuk kam pasur ku ta shes. Kam hapur një faqe interneti me kartvizita, pra me telefonata.”

 

Një litër qumësht gomarice shitet me 6 mijë lekë. Ai është një ndër më të kërkuarit në treg, pasi krahas vlerave kuruese e ushqimore, përdoret edhe për produktet kozmetike.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy