Shtohen të sëmuret astmatikë/ Mjekët: Po preket çdo moshë. Shkak, ndotja dhe përdorimi pa kriter i ilaçeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shtohen të sëmuret astmatikë/ Mjekët: Po preket çdo moshë. Shkak, ndotja dhe përdorimi pa kriter i ilaçeve

Numri i të prekurve nga astma është rritur ndjeshëm vitet e fundit. Mjekët alergologë japin alarmin se rastet e reja po shtohen çdo ditë, duke mos përjashtuar asnjë moshë.

 

Shkak sipas specialistëve është mjedisi ku jetojmë si dhe përdorimi pa kriter i ilaçeve.

 

Advertisement

MEHMET HOXHA 

 

ALERGOLOG 

 

Advertisement

“Në dy dekada kemi dyfishim, i bie 100 të sëmundjeve alergjike. ka shumë faktorë, stili i jetesës, kushtet ambientale, përdorimi pa kriter i paracatomolit. kanë bërë që bjerë dukshëm numri i sëmundjeve infektive dhe të rriten dukshëm numri i sëmundjeve alergjike. sot 1 në 4 fëmijë vuan nga sëmundjet alergjike”.

 

Në këtë periudhë, pacientët që vuajnë nga kjo sëmundje rëndohen si pasojë e gripit dhe e virusit RSV. Mjekët shpjegojnë se ndryshe nga vitet e tjera këtë herë po përballen edhe me hipoksi, ose rënie te oksigjenit. Kjo, sipas tyre vjen si pasojë e virozave agresive dhe periudhës post-covid.

 

Advertisement

MEHMET HOXHA 

 

ALERGOLOG 

 

Advertisement

“Këtë vit virusi RSV, i cili është shumë i përhapur tani është një nga shkaktarët kryesor të astmës. kështu kemi agravim të pacientëvë me astëm, të cilët kanë kriza të forta, fishkëllima në gjoks. mbi të gjitha po shohim një fenomen që pacientët shoqërohen me rënie të dukshmë të nivelit të oksigjenit. pra ndryshe nga vitet e tjera kemi dhe hipoksi. gjendja e këtyre pacientëve, ndryshe nga viti e tjera gjendja e pacientëvë qetësohej për 1 javë deri në 10 ditë tani zgjat më shumë.”

 

Personat që janë të sëmurë nga astma në këtë periudhë duhet që të trajtohen rregullisht e po ashtu të konsultohen me specialistët për të marrë një mjekim shtesë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy