Shtrenjtohet edhe shërbimi taksi/ Kreu i sindikatës: Na ulni çmimin e naftës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shtrenjtohet edhe shërbimi taksi/ Kreu i sindikatës: Na ulni çmimin e naftës

Edhe shërbimi taksi është shtrenjtuar për qytetarët, pas rritjes së çmimit të naftës. Kreu i Sindikatës Shqiptare të Taksive ankohet se për pasojë ka më pak punë sepse çmimet janë bërë të kripura.

 

BILBIL CARA

KREU I SINDIKATES SHQIPTARE TE TAKSIVE

Advertisement

 

“Ka ndikuar shumë edhe në uljen e punës tonë sepse duke u rritur çmimin i naftës, do të rrisim edhe ne çmimet dhe puna ka rënë. Edhe unë të rri tre orë në trafik dhe të marr çmimin që kam marrë, nuk e marr dot se kostoja e shpenzimeve është sa dyfishi i fitimit.

 

Taksistët propozojnë si zgjidhje që nafta të blihet më lirë nga kjo kategori. Për të ngritur pretendimet e tyre, ata do të organizojnë edhe një protestë.

Advertisement

 

BILBIL CARA

KREU I SINDIKATES SHQIPTARE TE TAKSIVE

 

Advertisement

“Kërkesa jonë është që të subvencionohemi nga shteti a bashkia, ose kur të shkojmë te karburanti dhe çfarë është taksi të ulet direkt automatikisht TVSH a akciza që edhe konsumatori të mos vritet, edhe ne të punojmë. Do të protestojmë para bashkisë të mërkurën. Do të bëjmë një protestë paqësore dhe do të kërkojmë të drejtat tona.”

 

Kërkesat e Sindikatës Shqiptare të Taksive vijnë pas atyre të Shoqatës së Transportit, që po ashtu kanë paralajmëruar rritje të çmimit të biletave nëse nuk marrin mbështetje nga qeveria.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy