Shtrohen rrugët në Dajt/ Veliaj: Do të sistemohen të gjitha akset kapilare

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shtrohen rrugët në Dajt/ Veliaj: Do të sistemohen të gjitha akset kapilare

Bashkia e Tiranës vijon punën për asfaltimin e rrugëve. Këtë herë, kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi punimet në Lagjen 12, ku bëri me dije se pas lotit të parë, do të vijojë ndërhyrja kapilare me synim shtrimin e dy herë e më shumë rrugëve.

 

“Fresku dhe Dajti janë dy ndër zonat që na dhanë shumë, shumë besim, edhe pse ka qenë një zonë e ndërmjetme, një zonë periferike mes Tiranës urbane dhe zonës asaj rurale. Fakti që na ka dhënë shumë besim, do të thotë se duhet t’ia kthejmë besimin në punë. Vlen vërtet ajo shprehja: Nuk ka kohë për pushim, as për festa, as për këngë e valle. Shumë faleminderit për fitoren dhe festën e votimeve, por mbaroi në 24 orë. Në 364 ditët e tjera ka vetëm punë, kështu që, për të gjithë ata që thoshin se ky është asfalt elektoral, ne ende s’kemi mbaruar me lotin e parë që filluam këtë vit. Sigurisht, ca ditë të vonon shiu dhe koha e keqe, por lajmërimi për qytetarët është se loti i dytë i rrugëve kapilare, i shtrimit me asfalt është dy herë më i madh sesa loti i parë”

 

Advertisement

Veliaj u shpreh se pas ndërhyrjeve në infrastrukturën rrugore, do të vijojë puna edhe me objektet arsimore për të shtuar numrin e shkollave të rikonstruktuara.

 

“Pjesa tjetër e verës do të shfrytëzohet për të mbaruar të gjitha institucionet arsimore. Këtu kemi mbaruar edhe shkollën “Klodian Tanushi” edhe shkollën “Luan Hajdaraga”, por kemi për të mbaruar shkollën “Partizani”, shkollën “Asim Vokshi”, “Besnik Sykja” e “Musine Kokalari”. Një pjesë e madhe e punëve të verës për bashkinë do jenë institucionet arsimore, që më pas shtatori të na gjejë realisht me një kontingjent edhe më të madh shkollash. Pra, 40 shkolla të reja i hapëm, por kemi të tjera në proces. Mezi pres që ta kemi këtë një verë pune. Për sa kohë njerëzit na dhanë kaq shumë besim me votën e tyre, duhet t’u provojmë që nuk ishte për fushatë. Është diçka që ne e bëjmë përditë dhe për ne përditë është fushatë,”

 

Advertisement

Kryebashkiaku falënderoi qytetarët, që me votë i dhanë besimin për të vijuar punët e nisura.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy