Shtuni:  Aktivitetet e dyshimta të MEK, kërcënim për sigurinë kombëtare të Shqipërisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shtuni:  Aktivitetet e dyshimta të MEK, kërcënim për sigurinë kombëtare të Shqipërisë

Adrian Shtuni, ekspert i politikës së jashtme dhe sigurisë me bazë në Uashington dhe bashkëpunëtor i Qendrës Ndërkombëtare për Kundër-Terrorizëm, në Hagë mendon se aktivitetet e dyshimta të MEK, kërcënim për sigurinë kombëtare të Shqipërisë.

 

Në një interviste për edicionin qëndror të lajmeve në Vizion Plus, Shtuni thotë se në përfundim të hetimeve për cka ka ndodhur në kampion e muxhahedineve, Shqiperia duhet të marrë masat e nevojshme në përputhje me interesat kombëtare.

 

Advertisement

Shqiperia nuk mundet dhe nuk duhet si trampoline nga asnje lloj grupi për të goditur vende të tjera me sulme kibernetike, sulme terroriste apo për të financuar veprimtari të tjera joligjore, ndryshe Shqipëria ekspozohet përpara sulmeve hakmarrese të cilat do të rrezikonin sigurine kombëtare. kjo nuk është e pranueshme. autoritetet shqiptare kanë rënë dakort 1 dekadë më parë në bashkëpunim me OKB për ti ofruar strehim për arsye humanitare, por me kushgt që grupi të mos ndërmerrte aktivitete të caktuara politike. nëse vërtetohen dyshimet se MEK e ka përdorur Shqiperinë për sulme terroriste apo qëllime të tjera terroriste, kjo gjë do tia rëndonte pozitën këtij grupi. Aktivitete të tila jo vetem që shkelin marreveshjen por përbëjnë kërcënim real për sigurine kombëtare të Shqiperise. në përfundim të hapave ligjore të asaj që ka ndodhur, Shqiperia ka të drejte të marrë masat e duhura. një vend sovran ka të drejte të hyjë në marrëveshje por edhe mund të dalë nga ajo nëse arrin në përfundimn se parametra të marrëveshjes janë shkelur.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy