Shtyhet gjyqi për ekstradimin e Faruk Ozer/ Zbardhet arsyeja, ja kur do mbahet seanca tjetër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shtyhet gjyqi për ekstradimin e Faruk Ozer/ Zbardhet arsyeja, ja kur do mbahet seanca tjetër

Shtyhet për në datën 21 tetor seanca gjyqësore në ngarkim të 28 vjecarit turk Faruk Ozer, kjo pasi pala mbrojtëse ka kërkuar të njihet me provat. Në seancën e sotme ishte programuar të vendosej për masën e sigurisë dhe ekstradimin e tij.

 

Në përfundim të seancës avokati theksoi se është e drejta e palës mbrojtëse të njihet me aktet dhe provat në ngarkim të klientit të tij Seanca gjyqësore e kryesuar nga gjykatësi Elis Dine dhe prokurori Kreshnik Ajazi  u zhvillua me dyer të mbyllura ndërsa ajo u ndoq dhe nga përfaqësues të ambasadës turke.

 

Advertisement

Faruk Fatih Özer u arrestua në Vlorë më 30 gusht 2022. Turqia kërkoi ekstradimin e tij ndërkohë që në Shqipëri, Gjykata e Elbasanit kishte vendosur për të,  më 2 shtator 2022 masën e sigurisë “Arrest me burg”.

 

Kurse Ozer i ka mohuar akuzat dhe ka shtuar se ky që po i bëhet është një sulm politik.

 

Advertisement

Ndërkohë në Turqi zyra e prokurorisë kërkon që pronari I Thodex, monedhës virtuale turke, të dënohet me 40, 562 vite burg për 3 krime.

 

Faruk Fatih Özer u arratis nga Turqia me 2 miliard dollarë, të cilat i kishte fituar duke mashtruar dhjetëra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”. Ai kishte mashtruar rreth 360 mijë përdorues të kompanisë së tij, ‘Thodex’.

 

Advertisement

Ai rezultoi të ishte futur në Shqipëri nga pika e kalimit kufitar të Rinasit më 20 prill të vitit të shkuar, ndërkohë që dolën dhe pamje filmike nga momenti kur u akomodua në një prej hoteleve të kryeqytetit, nga një shtetas shqiptar, i cili ka deklaruar se nuk ishte në dijeni të veprës penale që kishte kryer biznesmeni turk.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy