minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Shuhet zjarri në Klos, digjen disa varreza, shpëtohen banesat - Struga.info


Shuhet zjarri në Klos, digjen disa varreza, shpëtohen banesat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shuhet zjarri në Klos, digjen disa varreza, shpëtohen banesat

Një vatër zjarri masive është shfaqur këtë të shtunë në fshatin Kurqele të Njësisë Administrative Suç në Bashkine e Klosit.

Për shkak të erës së fortë zjarri është përhapur me shpejtësi duke ju afruar banesave.

Flakët kanë djegur disa varreza, ndërsa është bërë ndërhyrje e shpejtë nga ana e forcave zjarrfikëse, Shërbimit Pyjor, të administratës së Bashkisë së Klosit.

Për të ndjekur nga afër situatën në terren ishte edhe Kryetarja e Bashkisë Klos Valbona Kola e cila tha se falë angazhimit të të gjithëve është bërë e mundur shmangia e dëmeve të mëdha dhe rrezikut të djegies së banesave. Kola ju bëri apel banorëve të tregohen të kujdesshëm në këto ditë të nxehta dhe të mos bëhen shkak për shkaktimin e zjarreve, pasi dëmi është në të keqe të të gjithëve.

Advertisement

Flakët kanë djegur jo vetëm masivin pyjor me dushqe, por edhe vreshta të banorëve të zonës si në pemtari e rrush. Kjo është hera e parë që në këtë zonë është shfaqur vatër zjarri ndërsa policia e cila ka nisur hetimet pritet të gjejë shkakun e vërtetë të rënies së zjarrit. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy