Shumë zona të juglindjes pa energji elektrike si pasojë e dëborës dhe motit të keq

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shumë zona të juglindjes pa energji elektrike si pasojë e dëborës dhe motit të keq

Prej dy ditësh fshatrat Vithkuq, Gjancc, Leshnje e Panarit janë pa energji elektrike. Gjithashtu, pa energji vazhdojnë të jenë edhe fshatrat Nicë, Osnat, Stërkanj, Dërdush, e Lekas të njësisë Administrative Dardhas në Pogradec.

 

Burime zyrtare bëjnë me dije se grupe të OSHEE janë në terren duke punuar për të rikthyer energjinë elektrike, por vështirësia qëndron në shtrirjen e madhe gjeografike e këtyre fshatrave dhe linjave tejet të amortizuara.

 

Advertisement

Po punohet për të zhbllokuar aksin rrugor Shtyllë-Panarit, ashtu siç po kërkohet një zgjidhje për të zhbllokuar disa fshatra të Devollit të Sipërm që prej dy ditësh janë të izoluar pas reshjeve të borës rënë një ditë më parë.

 

Administratori i njësisë Vithkuq, thotë se dy fadroma janë duke punuar për të hapur aksion rrugor nga maja e Mashkullorës, ku trashësia e borës ka shkuar nga 60cm deri në 1 metër e deri në Panarit, fshat që përveçse i bllokuar nga bora vuan edhe mungesësn e energjisë.

 

Advertisement

Nga Pogradeci, Maliqi, Kolonja dhe fshatrat e zonave malore të bashkisë Korçë nuk raportohen bllokime rrugësh.

 

Nga ana tjetër policia e qarkullimit rrugor iu kërkon drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes në akset nacionale gjatë orëve të para të mëngjesit pasi në segmente të caktuara të rrugës ka prani të akullit.

 

Advertisement

Gjithashtu policia rrugore iu kërkon drejtuesve të mjeteve që do të lëvizin në fshatrat turistikë të Dardhës e të Voskopojës, të jenë të pajisur me zinxhirë ose me goma dimërore.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy