Shumica ngre dy komisionet, Braçe do drejtojë “dezinformimin” ndërsa Xhafaj “antikorrupsionin”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shumica ngre dy komisionet, Braçe do drejtojë “dezinformimin” ndërsa Xhafaj “antikorrupsionin”

Mazhoranca ngriti sot dy komisione të posaçme; komisionin kundër dezinformimit dhe komisionin antikorrupsion.

73 deputetë votuan pro ndërkohë që opozita vendosi të bojkotojë nismat e shumicës.

Komisioni për luftën kundër dezinformimit do të drejtohet nga socialisti Erjon Braçe dhe pjesë e tij  do të jenë edhe Mesila Doda e  Fatmir Mediu; ndërkohë që demokratët kanë vendosur të mos marrin pjesë pasi për ta është një komision për censurën ndaj mediave.

Komisioni tjetër, me emrin për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit do të drejtohet nga Fatmir Xhafaj; por edhe këtu demokratët nuk do jenë pjesë.  Ky komision ka si synim të përgatisë reformat të cilat janë të nevojshme për të përshpejtuar procesin e integrimit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy