“SIGAL UNIQA” mbush 25 vjet, koncert festiv në Teatrin e Operas dhe Baletit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“SIGAL UNIQA” mbush 25 vjet, koncert festiv në Teatrin e Operas dhe Baletit

Kompania më e madhe e sigurimeve, SIGAL UNIQA Group Austria, festoi mbrëmjen e djeshme 25-vjetorin e themelimit.

Në një koncert festiv në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, i ideuar në atë formë që të përfaqësonte të tria shtetet ku është prezent Grupi SIGAL UNIQA, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, qindra të ftuarit shijuan interpretimet magjike të tenorit me famë botërore Ramë Lahaj, sopranos Ulpiana Aliaj, këngëtares nga Maqedonia e Veriut Karolina Goçeva dhe Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve.

Koncerti u moderua nga dyshja Ardit Gjebrea-Fjoralba Ponari, ndërsa nuk mungoi edhe shfaqja e një dokumentari ku u shfaq i gjithë rrugëtimi 25-vjeçar i SIGAL UNIQA-s.

Gjatë fjalës së tij përshëndete, z.Avni Ponari, themelues dhe CEO i SIGAL UNIQA, bëri një përmbledhje të të gjithë ecurisë gjatë këtyre 25 viteve, idetë e para të themelimit, vështirësitë që kishte ky udhëtim në hapat e parë dhe arritjet gjatë këtij çerekshekulli.

Advertisement

“Ky ishte momenti i jetës, themelimi i “Sigal”. Ishte shkurt 1999, përball meje kisha një dinozaur shtetëror me 1500 punonjës dhe 15 milion dollarë kapital. 5 veta ishim në fillim dhe afro 50 mijë dollar kapital. rreth 40% më pak kapital se shteti, 300 herë më pak njerëz por 4000 herë më shumë dëshirë e pasion. në çdo gëzim tonin ndjenim luftën e konkurrencës, ishim akoma në ditët e para, me kapital simbolik dhe sapo kishim filluar kur një fabrikë e siguruar te ne mori flakë dhe u shkrumbua plotësisht. mora vesh që kolegët e konkurrencës dhe mosbesuesit e kishin gdhirë me alkool me shpresën se “Sigali” iku. Por i kishin bërë llogaritë gabim”, tha zoti Ponari.

I ftuar në event ishte edhe CEO i “UNIQA Insurance Group”, Andreas Brandstetter, i cili foli me superlativa për punën dhe arritjet e SIGAL UNIQA gjatë 25 viteve. Arritje të cilat e bëjnë SIGAL UNIQA Group Austria-n lidere të sigurimeve në të tria shtetet ku operon.

“25 vite me parë Shqipëria ishte ndryshe nga ç’është sot. Tregu i sigurimeve ndryshoi për mirë dhe jam shumë krenar e i lumtur. Njerëzit filluan të kujdeseshin për pronësitë e tyre: shtëpitë, makinat, bizneset. Mësuan si të ruanin disa para për me vone, si të mbronin fëmijët e tyre, shëndetin e tyren. Kjo është ajo çka skuadra Sigal solli në tregun shqiptar. Sepse ju e përshkruat në mënyrë perfekte fuqinë e të pasurit vizionin për te ardhmen ne Shqipëri”, tha zoti Brandstetter.

Të ftuar në këtë përvjetor jubilar ishin personalitete të shumta si aktori i madh Reshat Arbana, imazh i Sigal Uniqa për shumë vite, Presidentit të SIGAL Prishtina,  Blerand Stavileci etj.

Advertisement

E themeluar në Shkurt 1999 dhe pjesë e “UNIQA Insurance Group” prej vitit 2007, SIGAL UNIQA operon suksesshëm në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut përmes 8 kompanive të saj: 3 Sigurimi Jo-Jete, 3 Sigurimi Jete, 1 kompani risigurimi dhe 1 Fond Pensioni duke kryesuar tregun në këto shtete e duke qenë edhe mes Top 50 kompanive më të mëdha në Europën Juglindore.

Falë strategjisë së tij “par excellence”, modelit të biznesit, menaxhimit financiar dhe stafit profesional, kompania është rritur vit pas viti duke arritur sot një pozicion dominues në tregun shqiptar dhe rajonal të sigurimeve.

Sot, “SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” është e vetmja kompani që ofron të gjitha klasat e sigurimeve, duke numëruar mbi 2400 punonjës e agjentë në mbi 1200 zyra në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ku operohhet me standarte tërësisht evropiane.

Mbi 500 milionë euro dëme të paguara në 25 vite, janë dëshmia më e madhe e fuqisë, përgjegjshmërisë dhe korrektësisë të “SIGAL UNIQA Group Austria”.

Advertisement

Ndaj dhe sot, nën moton “Jetojmë më mirë së bashku”, mbi rreth 1.2 milionë klientë vazhdojnë ti besojnë kësaj kompanie jetën, shëndetin, pronën, automjetin dhe pensionin privat./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy