Siguria rrugore/ Shefi i qarkullimit në Vlorë: “Shpresojmë që në javën e ardhshme të hapet edhe Bypassi i Kaninës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Siguria rrugore/ Shefi i qarkullimit në Vlorë: “Shpresojmë që në javën e ardhshme të hapet edhe Bypassi i Kaninës

Shefi i qarkullimit rrugor në Vlorë, Klodisn Çaushika folur për sigurinë në rrugë, teksa ka trokitur sezoni veror dhe po vjen duke u rritur fluksi i pushuesve.

 

Çaushi bëri të ditur sot dhe gjatë ditëve të fundit ka pasur ngarkesë të trafikut në drejtim të qendrës së Vlorës, por theksoi se nuk ka pasur pengesa serioze.

 

Advertisement

“Aktualisht kemi ngarkesë të trafikut në drejtim të qendrës. Ia kemi kaluar me sukses deri tani, nuk kemi pengesa serioze në trafik”, u shpreh ai në një lidhje për studion e lajmeve të Vizion Plus.

 

Teksa u pyet për aksidentet, shefi i qarkullimit tha se numri i tyre është në rënie.

 

Advertisement

“Numri i aksidenteve është në rënie. Ka pasur aksidente po si numër është në rënie”, nënvizoi ai.

Gjithashtu, Çaushi deklaroi se shoferët do të njoftohen në ditët në vijim nëse do të ketë devijime të rrugëve për pushuesit që kalojnë në qytetin bregdetar, por nuk kanë destinacion përfundimtar Vlorën.

“Shpresojmë që në javën e ardhshme të hapet edhe Bypassi i Kaninës. Do njoftohen shoferët nëpërmjet mediave nëse do ketë devijime”, përfundoi shefi i qarkullimit rrugor në Vlorë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy