Silvio Berlusconi kërkon të bëhet President, e mbështesin partitë e qëndrës së djathtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Silvio Berlusconi kërkon të bëhet President, e mbështesin partitë e qëndrës së djathtë

Partitë e qendrës së djathtë në itali konfirmuan mbështetjen e tyre ndaj ish-kryeministrit  Silvio Berlusconi, i cili është aktualisht kandidat për kreun e shtetit.

 

Në një deklaratë të përbashkët ata nënvizuan se Berluskoni është përsoni më i përshtatshëm per postin e kryetarit të shtetit.

 

Advertisement

PARTITË E QENDRËS SË DJATHTË NË ITALI

 

“Qendra e djathtë, e cila përfaqëson shumicën relative në asamblenë, kanë rënë dakord që Silvio Berlusconi është figura e duhur për të marre postin e lartë në këtë moment të vështirë me autoritetin dhe përvojën që meriton vendi dhe që presin italianët.”

 

Advertisement

Partia Demokratike e qendrës së majtë të Italisë, e cila ka përjashtuar kategorikisht mbështetjen për Berlusconin është shprehur  e zhgënjyer dhe e shqetësuar  per këtë vendim.

 

Mediat raportojnë se kandidati tjeter mund të jetë kryeministri aktual, mario draghi. Megjithëse pozicioni është kryesisht ceremonial në Itali, presidenti luan një rol kyç në zgjidhjen e krizave politike, të cilat nuk janë të rralla.

 

Advertisement

Deputetët, senatorët dhe përfaqësuesit e 20 rajoneve do të zgjedhin pasardhësin e presidentit aktual, Sergio Mattarella me 24 janar.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy