Sipërmarrje të suksesshme shqiptare falë mbështetjes së Programit IPARD

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sipërmarrje të suksesshme shqiptare falë mbështetjes së Programit IPARD

Vasili është një agropërpunues i suksesshëm në sipërmarrjen e tij, i cili falë mbështetjes së përfituar nga programi IPARD, ka ndërtuar infrastrukturën e nevojshme për grumbullimin dhe përpunimin e fruta-perimeve, prodhime të zonës ku ka investuar.

 

Pas takimit prezantues të Programit IPARD III, Kryeministri Rama dhe Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca vizituan investimin e Vasilit, i cili konkretizon më së miri suksesin e mbështetjes përmes këtij programi.

 

Advertisement

“Qendra është bërë me një kapacitet frigoriferik prej 2160 tonësh. Brenda ka frigorifer edhe ftohës edhe ngrirës që do shërbejnë për 12 muajt e vitit. Do ketë gjithmonë prodhime për të shitur, për të eksportuar, me një teknologji që kur shkonim dikur jashtë shtetit thonim a do arrijmë ndonjëherë ne apo jo në këtë gjë, tani them se kemi tejkaluar ato lloj gjërash.” – shprehet Vasili, ndërkohë që premton se me mbështetjen e përfituar do të rrisë cilësinë e prodhimeve për eksport.

 

“Europa është këtu. Europa është në çdo investim që është bërë në Shqipëri, në zonat rurale, me mbështetjen e këtij programi.” – vlerësoi kryeministri, investimin e bërë nga Vasili.

 

Advertisement

Kjo qendër grumbullimi është ne funksion edhe të grumbullimit të prodhimeve të fermerëve të zonës.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy