Situata politike/ Peza: Nuk ka asnjë shans të përsëritet 1997

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sekretari i Partisë Socialiste për mediat, Alfred Peza ka komentuar zhvillimet aktuale në vend. Teksa ishte i ftuar këtë të mërkurë në studion e lajmeve në “Vizion Plus”, Peza iu është përgjigjur deklaratave të opozitës se vendi rrezikon përsëritjen e vitit 1997.

Pavarësisht situatës politike konfliktuale, sipas Pezës, nuk ka asnjë lloj mundësie që ai vit të përsëritet.

“Gjithmonë para zgjedhjeve këndohet kjo këngë mjelmash. U këndua para zgjedhjeve të 2009-së. Nuk ka asnjë lloj shansi që të përsëritet 1997. Është një ngjarje në rrethana politike të caktuara. Nuk ndodh kurrë që një vend anëtar i NATO-s, siç është Shqipëria, të rihapen depot e armëve, siç ndodhi në 1997. Nuk ndodh kurrë që të ketë një predispozitë politike nga opozita, siç ishte qeverisja abuzive e Berishës na atë kohë që shkaktoi atë acarim.”

Sa i përket vendimit të qeverisë për të mos e bërë publik emrin e vendit që ndihmoi Shqipërinë me 975 dozat e para të vaksinës kundër koronavirusit, Peza tha se ishte zgjedhja e vendit të BE-së që kjo dhuratë të mos shndërrohet në një çështje politike brenda shtetit të vetë.

Advertisement

“Është e rëndësishme për shtetin që na i ka dhënë. Ata kanë kërkuar që kjo mos të tregohet. Ne jemi në momentin e parë të një procesi, ku të gjithë kombet janë në garën e shpejtësisë, kush ta fillojë më shpejt. Ai vend i BE që ia dha Shqipërisë nuk dëshiron që kjo dhuratë bujare të shndërrohet në një çështje politike brenda vendit të vetë, dhe nga mirësia të kalojë në një problematikë tjetër. Është shumë e thjeshtë.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2020 Struga.info | Privacy policy