Situatë e rëndë në Lezhë nga përmbytjet/ Qindra hektarë nën ujë, disa rrugë rurale të bllokuara

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Situatë e rëndë në Lezhë nga përmbytjet/ Qindra hektarë nën ujë, disa rrugë rurale të bllokuara

Në territorin e qarkut Lezhe , gjatë mbrëmjes deri sot në mëngjes , kemi patur  rreshje shiu me intesitet të mesëm deri të lartë. Niveli i rreshjeve ka qënë rreth 40 mm reshje.

 

Rreshjet e shiut vazhdojnë pa ndërprerje, gjë e cila do ndikoje negativisht në normalizimin e situatës.

 

Advertisement

Situata e deritanishme paraqitet si mëposhtë:

 

Në njësinë administrative Dajç, bashkia Lezhë, vijon të jetë e njëjtë si pasojë e rreshjeve të rëna gjatë 24 orëve.

 

Advertisement

Ura që lidh fshatin Gjadër me Zojs-Gramsh është e kalueshme dhe për mjetet e vogla.

 

Rruga që lidh fshatin Blinisht-Superstradë (Lezhë-Shkodër) vazhdon të jetë e pakalueshme si rezultat i prezencës së ujit në trupin e rrugës.

 

Advertisement

Rruga që lidh fshatin Blinisht-Baqel është e kalueshme plotësisht.

 

Kemi rritje të nivelit në trupin e rrugës në fshatin Piraj, e cila është bërë e pakalueshme nga mjetet e vogla.

 

Advertisement

Në fshatin Kakarriq vazhdon të  kemi prezencë në 4 banesa, edhe pse niveli i ujit po vazhdon të ulet.

 

Kemi 500ha sipërfaqe toke të përmbytura në fshatin Torovicë, njësia administrative Balldre, 800ha në njësinë administrative Dajç dhe Blinisht, bashkia Lezhë.

 

Advertisement

Rruga që lidh fshatin Torovice me fshatin Malecaj, njësia Administrative Balldren, është e pakalueshme për mjetet e vogla.

 

Hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë dhe pandërprerje. Konkretisht  Droje, Shllinza, Tale, Ishull Shëngjin, Grykë Zezë, Gocaj nivelet e ujit janë nën kuota kritike  dhe hidrovori Balldre rreth -1.2 m.

 

Advertisement

Lumi Drin është në kuotën +1.40 m nga +2.0 m kuote kritike.

 

Lumi Gjader ka kuota të larta, ndërsa lumi Mat ka rritje të kuotave port ë papërfillshme.

 

Advertisement

Në bashkinë Mirditë dhe Kurbin nga strukturat e MC nuk raportohen problematika.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy