S’ka interes për dozën e tretë/ Të rinjtë janë më hezituesit ndaj vaksinës se koronavirusit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
S’ka interes për dozën e tretë/ Të rinjtë janë më hezituesit ndaj vaksinës se koronavirusit

Kur po bëhen 3 muaj nga nisja e aplikimit të dozës së tretë përforcuese kundër koronavirusit, të dhënat tregojnë një interes të ulët nga qytetarët.

 

Shifrat janë raportuar nga përfaqësuesit e programit kombëtar të vaksinimit pranë ISHP.

 

Advertisement

“Mosha 18 deri në 24 vjeç që ishte target grupi më hezitues për t’u vaksinuar, tashmë është imunizuar në masën 27% me dy doza, dhe motiv mund të jetë qarkullimi i omikron“, shprehet Iria Preza, nga programi Kombëtar i Vaksinimit.

Interes të lartë, kryesisht të moshuarit, kanë treguar për vaksinimin ndaj gripit stinor.

Apeli për vaksinim shkon për gratë shtatzëna, që të marrin dozën e pfizer, pasi ‘Omicron’ tashmë po qarkullon në masë. Ndërsa shifra thuajse të papërfillshme shënohen te vaksinimi i fëmijëve me probleme me imunitetin.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy