“S’ka të ardhme me “non-grata”/ Rama: Vota e 14 Majit e rëndësishme edhe për PD

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“S’ka të ardhme me “non-grata”/ Rama: Vota e 14 Majit e rëndësishme edhe për PD

Vota e 14 majit, i tha kryesocialisti Edi Rama qytetarëve të Kolonjës, është e një rëndësie të veçantë për të ardhmen e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

 

EDI RAMA

KRYETAR I PS

Advertisement

 

Asnjë vend sot nuk bën dot pa miq e pa partnerë e pa aleatë, por ne jo e jo. Për nostalgji mbaje për fotografi në dhomë të gjumit po të duash të nongratës, nuk të pengon njeri, mbaje atje në dhomë gjumi, shikoje në mëngjes kur të çohesh, shihe dhe në darkë para se të flesh, mbylli sytë fëmijëve se mos tremben dhe kënaqu por t’i japësh votë dhe t’i thuash botës “Shiko se ne nuk pyesim fare se çfarë mendoni ju”? Se nuk janë vetëm Shtetet e Bashkuara. Bashkimi Europian nuk e ka atë praktikë, por nuk ka derë të hapur për ata asgjëkund. I keni parë? Nuk ka, nuk i llogarit njeri, nuk i flet njeri, nuk do të dijë njeri për ta. Tani si i themi ne? I themi “Shiko se këta në fakt vendosim ne”? Aq më tepër për korrupsion madhor dhe për minim të demokracisë, gjëra shumë të rënda se janë gjëra që ne i dimë, janë gjëra që kanë ndodhur. Minim të drejtësisë masivisht, njerëz që duhet të shkojnë të përgjigjen përpara ligjit prej vitesh dhe akoma sot ndjehen të pandëshkueshëm

 

Një tjetër arsye pse zgjedhësit duhet të votojnë Partinë Socialiste, është edhe për vetë Partinë Demokratike.

Advertisement

 

EDI RAMA

KRYETAR I PS

 

Advertisement

Kjo votë ka shumë rëndësi dhe janë të gjitha arsyet, edhe për vetë Partinë e Palavdishme Demokratike, ka shumë rëndësi që të ri-vijë në vete. Shikoje si janë bërë kashtë e kokërr, nga të katërta anët. Të rivijnë në vete. Një parti që zihen kush është i vërteti. Ata në fakt janë e njëjta gjë, si ajo që i ndan përgjysmë, nuk kanë asnjë ndryshim nga njëri-tjetri, por janë të çakërdisur komplet dhe nëse duam të kemi, ne nuk e vendosim ne, por ata demokratët duhet t’i thonë “Eja në vete, nuk mund të luajmë më ne tani”.

 

Grave socialiste kolonjare u kërkoi që deri në 14 maj të bindin burrat dhe shoqet demokrate, që të votojnë për të ardhmen dhe jo për Sali Berishën, dhe Ilir Metën, që bashkitë i duan për hallet e tyre me drejtësinë.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy