Vota e kandidatëve u tjetërsua/ Rinumërimi zbuloi si “u vodhën” edhe Rama e Basha

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vota e kandidatëve u tjetërsua/ Rinumërimi zbuloi si “u vodhën” edhe Rama e Basha

Më shumë vota në mënyrë të padrejtë nga parlamentaret e prillit i janë dhënë Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj. Nga rinumërimi i 91 për qind të kutive del se “Aleancës për Ndryshim” e udhëhequr nga PD i janë numëruar si të vetat 103 vota më shumë. Më pak rezulton për Partinë Socialiste me 61 dhe më pas Lëvizja Socialiste për Integrim me 16.

Të dhënat e dala nga ri-leximi i vullnetit politik të 474 kutive nga 519, vërtetojnë se kërdia në vjedhje është bërë me votën për kandidatin për deputet që njëherësh ishte votë edhe për partinë politike.

Thuajse të gjithë kandidatëve për deputetë, u janë hequr ose u janë shtuar vota. Në të gjitha rastet numëruesit kanë shtrembëruar vullnetin politik, po me tiparin se votat nuk janë vjedhur në favor të kundërshtarit por kandidatëve për deputetë nga e njëjta forcë politike.
Për demokratët, numëruesit të cilët e kanë shkelur ligjin në mënyrë të shumëfishtë janë në qarkun e Elbasanit dhe të Shkodrës. Lefter Gështenjës i janë llogaritur si vota 116 më shumë ndërsa Ardian Zenelit 100 më pak. Ndërsa Zef Hilës numëruesit i kanë llogaritur si vota për të 104 më shumë dhe 36 më pak Helidon Halitit.

Tjetërsimit i votës te socialistët nuk është në kufijtë e 100-ës. Shifrat më të larta janë në qarkun e Tiranës. Në paligjshmëri, Eduart Shalsit i janë dhënë 80 vota, ndërsa Fatmir Xhafaj i janë mohuar 60. Nga tjetërsimi i vullnetit politik nuk kanë shpëtuar as kryetaret e dy forcave kryesore, por me një ndryshim se Edi Ramës, në qarkun e Durrësit i kanë vjedhur 11 vota ndërsa Lulzim Bashës në qarkun e Tiranës, numëruesit i kanë dhuruar 26.
Kutitë e vetme që nuk janë numëruar janë të qarkut Vlorë. Ri-numërimi pritet të përfundojë të hënën. Pas tij, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të bëj një raport për të gjitha parregullsitë e dala nga ky proces i cili zhvillohet për herë të parë.

Advertisement

Një gjë është e sigurtë që në 25 prill, vota për kandidatin për deputet u tjetërsua. Nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi është lajmëruar se do të përballen me drejtësinë të gjithë ata numërues që tjetërsuan vullnetin politik.

ILIRJAN CELIBASHI
KOMISIONERI SHTETEROR I ZGJEDHJEVE
Shifrat e dala nga ky proces që nuk e ndryshojnë rezultatin e dalë nga 25 prilli, është shqetësuese për aq kohë sa në kutitë ku vota u ri-numërua është vetëm 10 për qindëshi i mbi 5 mijë qendrave të votimit në të gjithë vendin, çka nuk e përjashton mundësinë që numri i votave të vjedhura është më i lartë e rrjedhimisht edhe numri i numëruesve që kanë kryer veprën penale të vjedhjes se saj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy