“Skafistët” boshatisin plazhet/ Mjetet lundruese “zhduken” nga deti, policia në aksion

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Skafistët” boshatisin plazhet/ Mjetet lundruese “zhduken” nga deti, policia në aksion

Edhe këtë herë ndodhi njësoj: duhej të ndodhte një tragjedi nga më të rëndat në plazh që policia kufitare të ngrihej në këmbë me kontrolle e aksione në bregdet.

E gjithë vija bregdetare e Durrësit, nga kepi i Rodonit e deri në Karpen të Kavajës, i është nënshtruar kontrollit nga uji dhe nga toka.

Advertisement

Inspektorët verifikuan dokumentacionin e mjeteve lundruese, kryesisht të tipit “Jet Ski” dhe skaf.

Një nga përfaqësuesit e sporteve ujore që operon në zonën e Golemit thotë se në 12 vitet e fundit që ai ushtron aktivitetin, nuk ka ndodhur asnjë incident , falë masave të marra.

Advertisement

NAZIMIR RUSHITI

PERFAQESUES I “WATER SPORTS”

Personat që ushtrojnë aktivitetin e sporteve ujore pajisen me NIPT dhe licensë.

Më pas çdo mjet duhet të marrë certifikatën nga autritetet detare. Personat që përdorin një motor për xhiro në det duhet te kenë po ashtu patentë të posaçme dhe të jenë mbi 18 vjeç.

Advertisement

Por këto kritere shpesh nuk zbatohen.

Një vëzhgim në plazhin e Vlorës një ditë pas tragjedisë, tregon një det të boshatisur, pa mjete lundruese. Por pushuesit thonë se deri dje në të gjitha plazhet dhurohej spektakël nga pilotë, të cilët kryenin manovra të rrezikshme.

Situatë e njëjtë edhe në plazhin e Shëngjinit. Të vetmit të pranishëm në bregdet ishin pushuesit me fëmijët e tyre. Ndërsa ato pak mjete motorike që kanë lëvizur në këtë zonë kanë qenë shumë larg vijës bregdetare.

Advertisement

Mbrëmjen e të martës, në Sarandë, u bllokuan tre mjete lundruese të tipit “jet ski” pa dokumentacion dhe leje. Ndërkohë u gjobitën me 10 mije lekë dhe 20 mije lekë dy pronarët të moshave 21 dhe 24 vjeç.

Ata u ndaluan pasi në plazhin e quajtur “gjiri i lapajve” rrezikuan jetën e pushuesve, duke kryer manovra të rrezikshme në ujë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy