Sot “bastet” në Kuvend, Sula proteston ndryshe para Parlamentit, Noka i hedh miell Gardës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sot “bastet” në Kuvend, Sula proteston ndryshe para Parlamentit, Noka i hedh miell Gardës

Ende nuk ka nisur seanca plenare, por jashtë ambienteve të Parlamentit situata është e tensionuar. Deputeti demokrat Flamur Noka ka hedhur miell në drejtim të Gardës dhe në shkallët e Parlamentit. Ndërsa deputeti Dashnor Sulaj ka zgjedhur një mënyrë ndryshe për të protestuar.

Dashnor Sulaj: Para 10 vitesh tha do i japim fund marrëzizë, mazhoranca. Kurse sot ka filluar dita e çmendurisë. Pastrimi i parave tani do të bëhet në loto, bixhoz. Kjo është diçka e tmerrshme.

Flamur Noka ka hedhur miell në shenjë prostestë për sa i përket lëndëve narkotike. Kujtojmë se deputeti demokrat është i përjashtuar nga seancat plenare për 20 ditë për shkak të kaosit të krijuar.

Advertisement

Flamur Noka: Kemi të bëjmë me një narko parlament. Përfaqësuesit e popullit opozitar nuk lejohen të hyjnë në Parlament. Po i shërben narko-regjimit. Në krye të detyrës të ndalosh përfaqësuesit e opozitës të hyjnë…garda ka marrë fytyrën e regjimit.

Ditën e sotme pritet të kalojnë në Kuvend disa drafte të rëndësishme, siç është ai për rikthimin e basteve sportive, ligji për marrëveshjen me Italinë për emigrantët si dhe ligji për dekoratat, drafti i të cilit u kthye nga presidenti Begaj për rishikim pasi qeveria synonte që t’i hiqte atij të drejtën e dhënies së dekoratave.

Po ashtu do të kalojë ligji për tenderët. Qeveria ka vendosur të ristrukturojë dhënien e tenderëve duke krijuar një agjenci të posaçme që merret me to./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy