Sot Dita e Drejtësisë, Ulsi Manja: Na duhen rezultate konkrete dhe të matshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sot Dita e Drejtësisë, Ulsi Manja: Na duhen rezultate konkrete dhe të matshme

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja foli sot për sistemin e drejtësisë në vendin tonë.

Në fjalën e tij të mbajtur në takimin që u zhvillua në kuadër të Ditës së Drejtësisë, ministri Manja tha se mirëpret çdo propozim që kërkon angazhimin e ministrisë së Drejtësisë që synon vijimin e reformës në drejtësi.

Manja tha se lufta kundër kriminalitetit, duhet bërë pa dallime dhe ngjyra. Ndërkaq ai tha se duhen rezultate konkrete dhe të matshme për qytetarët.

Manja këshilloi komponentët e drejtësisë te ulin numrin e stokut të dosjeve, pasi qytetarët presin prej vitesh.

Advertisement

Ulsi Manja: Pa një drejtësi që mbron të drejtat dhe liritë e qytetarit, nuk do të kemi zhvillim ekonomik në Shqipëri. Nuk mund të lë pa përmendur reformën në drejtësi që dita ditës po konsolidon vetveten. Këto dy këshilla sot janë risi në reformën në drejtësi. Sa na takon si qeveri dhe si shumicë parlamentare, do të mbështesim pa rezerva konsolidimin e një sistemi të qëndrueshëm që kontrollon llogaridhënien. Sot kemi një sistem drejtësie me një arkitekturë institucionesh. Sfidat na inkurajojnë që të rrisim bashkëpunimin ndërinstitucional. Mirëpres çdo propozim që kërkon angazhimin e ministrisë së Drejtësisë që synon vijimin e reformës në drejtësi. Luftë pa ekuivok kriminalitetit, duhet bërë pa dallime ngjyre. Duhen rezultate konkrete, të matshme për qytetarët. Ju duhet të ulni numrin e stokut për motive patriotike më shumë, pasi qytetarët presin prej vitesh. Ky është dhe duhet të jetë thelbi i punës sonë. Në asnjë rast nuk duhet të bëhet në kurriz të drejtësisë./Vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy