Sot, Dita e Ujit të Bekuar, besimtarët ortodoksë hidhen në ujë për të kapur kryqin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sot, Dita e Ujit të Bekuar, besimtarët ortodoksë hidhen në ujë për të kapur kryqin

Shfaqja e Perëndisë, ose Theofania, është një festë shumë e rëndësishme për besimtarët ortodoksë shqiptarë dhe ata kudo në botë. Kjo ditë kremton pagëzimin e Krishtit në lumin Jordan, ku shpallet shfaqja e Trinisë Hyjnore, pra Perëndia Ati, Biri dhe Shpirti Shenjt. Besimi ortodoks lidh këtë ditë me shenjtërimin e gjithë ujërave të botës dhe të krijesës. Festimi i Theofanisë është një moment i veçantë për besimtarët, pasi ata besojnë se ky është momenti kur Krishti i shenjtëroi ujërat dhe, për pasojë, i dha mundësi shëlbimi dhe shpëtimi mbarë njerëzimit.

Në këtë ditë, pas liturgjisë së shenjtë dhe shërbesës së Ujit të Bekuar, besimtarët marrin ujë të shenjtë që i ruajnë gjatë gjithë vitit për t’i përdorur për shëndet dhe mbrojtje. Ky ujë, i bekua nga kisha, përfaqëson praninë e shenjtë të Perëndisë dhe besimtarët e spërkaten me të shtëpitë dhe ata vetë. Në qytetet ku ka liqene ose det, si në Durrës, Vlorë, Berat, dhe të tjera, kremtimi shoqërohet me një procesion ku hidhet kryqi në ujë dhe djemtë e rinj përpiqen ta kapin atë, një ritual që përfaqëson vullnetin e njeriut për të marrë bekimin hyjnor dhe shëndet nga Uji i Bekuar.

Shërbesa e Ujit të Bekuar është një nga momentet më të shenjta dhe më të fuqishme në liturgjinë e kësaj dite. Përdorimi i ujit të shenjtë ka një rëndësi të madhe për besimtarët, pasi simbolizon pastrimin dhe shëlbimin shpirtëror dhe material të njerëzve dhe të gjithë natyrës.

/vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy