Sot nis viti i ri shkollor/ Ulet numri i klasave të para, 29 mijë fëmijë ulen për herë të pak në bankë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sot nis viti i ri shkollor/ Ulet numri i klasave të para, 29 mijë fëmijë ulen për herë të pak në bankë

Sot nis viti i ri skollor, për nxënësit nga 1-rë deri në të 12-të

 

Këtë vit shkollor pritet të nisin klasën e parë vetëm 29 mijë fëmijë. Sipas të dhënave, numri i nxënësve që nisin klasën e parë është rreth 4% më i ulët se një vit më parë.

 

Advertisement

Ekspertët e arsimit pohuan se ky numër do të ishte edhe më i ulët nëse Ministria e Arsimit nuk do të kishte ulur kriteret e moshës së pranimit në klasën e parë.

 

Ditën e djeshme, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka uruar me anë të një videomesazhi nxënësit dhe mësuesit.

 

Advertisement

Ministrja Kushi nënvizoi se ky vit shkollor vjen me shumë projekte dhe nisma për një arsim cilësor të barabartë dhe gjithëpërfshirës.

 

Gjithashtu u përmend edhe përfshirja e lëndës së Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në klasat e para, abetarja e re, si dhe hapja e shkollës së mesme për nxënësit e Institutit të Fëmijëve që nuk dëgjojnë.

 

Advertisement

 “Me lajmin që ky vit i ri shkollor vjen me shumë risi për të gjithë nxënësit dhe mësuesit, ju uroj një vit të mbarë e të suksesshëm!”- thuhej në statusin e publikuar së bashku me videomesazhin e saj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy