
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi pritet të vendosë sot për regjistrimin e Partisë Demokratike, atë me kryetar Lulzim Bashën.
Deri më tani nga Celibashi është deklaruar se nëse PD nuk sjellë dokumentet e kërkuara nga ai me firmën e Bashës, ajo rrezikon të mos regjistrohet për zgjedhjet e majit.
Shkak i përplajes mes Celibashit dhe PD është bërë deklarata solemne e kryetarit të partisë. Sipas komisionerit ajo duhet të mbajë firmën e Bashës, ndërsa sipas PD-së ajo është e ligjshme edhe pse mban firmën e kryetarit në detyrë, Enkelejd Alibeaj.
Gjasa është që Celibashi mos të regjistrojë PD-në për zgjedhjet për aq kohë sa Basha refuzon të hedhë firmën e tij. Pas vedimit të komisionerit beteja do të zhvillohet në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve.