SPAK, 7 muaj hetime për Mediun/ Zamira Durda: Nuk kemi asnjë informacion mbi ecurinë e dosjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SPAK, 7 muaj hetime për Mediun/ Zamira Durda: Nuk kemi asnjë informacion mbi ecurinë e dosjes

Pas 7 muajsh hetime për çështjen “Gërdeci” dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, familjarët e viktimave ende nuk kanë marrë një përgjigje për ecurinë e dosjes.

 

Zamira Durdaj, e ëma e 7-vjeçarit Edison Durdaj, që gjeti vdekjen në këtë tragjedi, pohoi për Vizion Plus se nga nesër do të interesohet në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion për të marrë një përgjigje për hetimet e deritanishme.

 

Advertisement

Ajo thotë se 1 dekadë e gjysmë pas shpërthimit tragjik, asgjë nuk është zgjidhur dhe asnjë fajtor nuk gjendet pas hekurave.

 

Më 6 maj të vitit të kaluar Feruzan dhe Zamira Durda, prindër të 7-vjeçarit Edison Durda, i cili gjeti vdekjen pranë fabrikës se demontimit të armëve, dorëzuan një kallëzim penal në SPAK kundër ish-ministrit të Mbrojtjes për kohën, Fatmir Mediu.

 

Advertisement

Kësaj radhe procedimi penal gjeti terren hetimor, pas ndryshimeve ligjore të 2012 dhe 2017, që zhvishnin nga imuniteti zyrtarët e lartë, një arsye pse asokohe ish-ministri Mediu “i shpëtoi” hetimit.

 

Kjo bëri që Gjykata e Posaçme e Apelit në shtator të 2021 të rikthente Dosjen famëkeqe Gërdeci për hetim.

 

Advertisement

Nën akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim me subjekte ushtarake, Fatmir Mediu bëri rekurs në Gjykatën e Lartë, por kjo e fundit e refuzoi, duke i hapur rrugë hetimeve të mëtejshme.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy