
SPAK kërkon burg dhe sekuestrim të miliona eurove në llogarinë e kunatit dhe shoferit të biznesmenit Rezart Taçi.
Prokuroria e Posaçme në pretencën e saj për shtetasin Artur Balla, kunati i Rezart Taçit, ka kërkuar 13 vite burg për akuzat “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”.
Ndërkohë për Bledar Lilo, shofer dhe njëkohësisht truproja i Rezart Taçit SPAK ka kërkuar 12 vjet burg.
Në të dyja rastet, kunbati dhe shoferi i Taçit do të përfitojnë ulje dënimi me 1/3 si pasojë e gjykimit të shkurtuar.
Po ashtu, organi i akuzës kërkon sekuestrimin e 18.4 milionë eurove që janë në llogarinë e shtetasit italian Francesco Zummo, pjesë e organizatës mafioze Cosa Nostra.
Sipas SPAK, Artur Balla dhe Bledar Lilo ishin të lidhur me Cosa Nostrën dhe pastronin para për llogari të kësaj organizate.