SPAK mbyll hetimet për koncesionin e sterilizimit, merret i pandehur Ilir Beqaj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SPAK mbyll hetimet për koncesionin e sterilizimit, merret i pandehur Ilir Beqaj

Ish-ministri i Shëndetësisë  Ilir Beqaj merret zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për shpërdorim detyre. Të bashkëpandehur për të njëjtën dosje hetimore u morën edhe 8 persona të tjerë, të cilëve SPAK u komunikoi akuzën që ka ngritur për secilin.

Nga 9 të akuzuarit, dy prej tyre janë në paraburgim. Këtu përfshihet ish-zv.ministri Klodian Rrjepaj i dyshuar se ka kryer shpërdorim detyre në dhe biznesmeni që fitoi koncesionin për sterilizimin e seteve kirurgjikale, Ilir Rrapaj. Ky i fundit hetohet për mashtrim me pasoja të rënda.

Referuar dosjes vërtetohet lidhja e ish-ministrit me biznesmenin, që fitoi koncesionin për sterilizimin e seteve kirurgjikale. Sipas SPAK ish-zëvendësministri dhe biznesmeni kanë përfunduar studimet bashkë me Fakultetin e Mjekësisë në vitet 1991-1994.

Kështu SPAK përmbylli hetimet edhe për Saimir Kadiun, drejtori ekonomik në ministrinë e Shëndetësisë, dhe drejtoresha juridike, Marsela Serjani, po për shpërdorim detyre.

Advertisement

Ndërkaq, akuzat e falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës, SPAK ia komunikoi shefit të kirurgjisë në QSUT Arben Gjatës, Pertef Mersini, Genc Burazeri dhe Naile Ajazi, këta të fundit anëtarët e komisionit të prokurimit.

Në bashkëpunim ata dyshohet se gjatë procedurave të dhënies me koncesion 100 milionë dollarë për 10 vjet nga ministria e Shëndetësisë, u përfituan shuma të mëdha parash. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy