“SPAK të hetojë pa asnjë trysni”, Soreca bën thirrje për betejë të vazhdueshme antikorrupsion

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“SPAK të hetojë pa asnjë trysni”, Soreca bën thirrje për betejë të vazhdueshme antikorrupsion

Në përfundim të mandatit të tij në Shqipëri, ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca, ka kërkuar nga SPAK të vijojë punën për të luftuar pandëshkueshmërinë pa trysni politike dhe pa ndërhyrje.

 

 

 “SPAK po zbaton mandatin e vet dhe këtë po e bën duke shqyrtuar rastet e nivelit të lartë të korrupsionit. Kemi pasur edhe dënimet e para të nivelit të lartë. Eshte e rëndësishme që puna të vazhdojë plotësisht, me drejtim të qartë, në mënyrë që qytetarët shqiptarë të kuptojnë se reforma shumë serioze që është bërë që prej vitit 2016 në fushën e drejtësisë po sjell vërtet rezultate.”

Advertisement

 

Në intervistë për Zërin e Amerikës, Soreca foli edhe mbi pritshmëritë për nisjen e bisedimeve për grupkapitujt e parë me Shqipërinë dhe ndikimin që mund të ketë Greqia.

 

 “Raporti për Shqipërinë i nxjerrë nga Komisioni ka identifikuar qartë objektivin e hapjes së grupimit të parë me Shqipërinë deri në fund të vitit. Ky është objektivi për të cilin Komisioni Evropian po punon me Shtetet Anëtare. Për çështje specifike nuk do të hyj në hollësi por shpresa jonë është që të gjendet një zgjidhje e shpejtë duke respektuar plotësisht shtetin e së drejtës.”

Advertisement

 

Ambasadori kërkon gjithashtu që qeveria shqiptare të trajtojë me kujdes shqetësimin europian për fondet e bujqësisë.

 

“Po flasim për para të taksapaguesve të BE-së, prandaj duam që kjo çështje të merret shumë seriozisht. Presim që qeveria shqiptare të veprojë shumë seriozisht për trajtimin e kërkesës së Komisionit, në mënyrë që nëse kjo kërkesë plotësohet, të mund të rinisim këtë program shumë të rëndësishëm”

Advertisement

 

Sa i takon konfliktit në parlament, Soreca thotë se duhet më shumë bashkëpunim mes palëve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy