SPAK tërheq dosjen e Alibej/ “Po hetohet edhe per disa krime të rënda në Elbasan”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SPAK tërheq dosjen e Alibej/ “Po hetohet edhe per disa krime të rënda në Elbasan”

Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar Gjykatës që të tërheqë aktet hetimore për Erjon Alibej, i cili akuzohet si porositësi i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, në Elbasan.

 

Në seancën e sotme, prokurori Behar Dibra kërkoi kthimin e dosjes, pasi Erion Alibej po hetohet edhe për disa vrasje të tjera. Të gjitha këto hetime janë zgjeruar, pas dëshmisë së Nuredin Dumanit.

 

Advertisement

Emri i Erjon Alibej ka dalë edhe në dëshmi të tjera të marra nga prokuroria. Besohet se krimet që lidhen me emrin e tij kanë motiv trafikun e drogës dhe hakmarrjen.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy