Spiropali përplaset me Berishën: Përqesh SPAK se nuk i ka dëgjuar ulërimat e të vrarëve prej teje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Spiropali përplaset me Berishën: Përqesh SPAK se nuk i ka dëgjuar ulërimat e të vrarëve prej teje

Ministrja Elisa Spiropali është përplasur në Kuvend  me ish kryeministrin Sali Berisha, teksa po fliste për vetëvrasjen e Ilvi Metës.

Spiropali tha se nuk ka faj Berisha që flet  për vrasje përderisa SPAK nuk ka e ka thirrur të japë dëshmi për vrasjet e Gërdecit dhe 21 janarit.

Advertisement

Spiropali i përmendi Berishës edhe privatizimin e Kompleksit Partizani por edhe dosjen CEZ-DIA. Mes të tjerash ministrja i bëri thirrje SPAK të hetojë aferat korruptive të Berishës.

“S’ke faj që flet për vrasje, përderisa SPAK të sheh jo vetëm gjallë por edhe me armën ngrehur, s’ka si shprehet se ende nuk je thirrur të japësh llogari. Korrupsioni yt ulëret nga Gërdeci, te CEZ, te Kompleksi i Partizanit i dhëndrit. Ti bën mirë që e luan rolin e viktimës nga Parisi drejt Uashingtonit përderisa SPAK nuk i dëgjon ulërimat e të vrarëve. Pa folur për ulërimat e atyre që u vranë poshtë dyerve tua. Dua ta them këtu edhe pse me keqardhje se është kjo shumicë që e ka mbështetur reformën në drejtësi, atëherë kur ju dilnit në rrugë kur godisnit me motolov e zjarr pikërisht se reforma kërkonte vota në kuvend. Ti bën mirë që e përqesh SPAK-un e dhe quan SKAP përderisa s’të ka kapur dhe të të çojë në të vetmen karrige ku duhet të jesh për të dhënë llogari për korrupsion dhe ,minimin të demokracisë dhe korrupsion të atij niveli për vrasje njerëzish. Ti thua që Rama po i bën presion SPAK se të ka frikë, po ku ka rival më të mirë se ty. Për vrasjet që shkaktojnë vetë nuk përgjigjen, nuk thonë kurrë më fal. Organet e drejtësisë le të na thonë a është ky ai plaku qelibar që hiqet s’po është ai që njohin SHBA, ai që mandatën e ka marrë në 2013 jo vetëm nga DASH.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy