“Spiunët rus” mbeten në burg/ Gjykata e Apelit rrëzon pretendimet se nuk kanë lidhje me shërbimet sekrete

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Spiunët rus” mbeten në burg/ Gjykata e Apelit rrëzon pretendimet se nuk kanë lidhje me shërbimet sekrete

Mikhail Zorin dhe Svetlana Timofeeva, dy rusët që u arrestuan në uzinën e armëve në Gramsh së bashku me mikun e tyre ukrainas, Fedir Alpatov kërkuan lirinë këtë të martë në gjykatën e Apelit në Durrës.

 

Këto janë momentet kur tre të akuzuarit për spiunazh u paraqitën në sallën e gjyqit. Mësohet se të rinjtë kanë këmbëngulur sërish para trupit gjykues se nuk kanë lidhje me shërbimet inteligjente ruse, e për këtë, kërkuan zbutjen e masës së sigurisë.

 

Advertisement

Prokuroria argumentoi se ka dyshime të forta bazuar edhe në provat e mbledhura, se tre të rinjtë mund të kenë ardhur në Shqipëri si të rekrutuar me një mission të posacëm, e secili prej tyre ka pasur detyra të përcaktuara.

 

Pasi u njoh me qëndrimet e palëve, Apeli i Durrësit la në fuqi vendimin e gjykatës së Elbasanit. Por avokatët mbrojtës thanë se pretendimet për spiunazh nuk qëndrojnë, pasi prokuroria nuk ka paraqitur prova deri më tani.

 

Advertisement

Provat e deritanishme që hetuesit i kanë paraqitur gjykatës krahas dëshmive të ushtarëve dhe banorëve të zonës janë: materialet filmike dhe fotografi të ndryshme të bazave ushtarake, një automjet Chevrolet, 2 dronë, pajisje vëzhgimi për shikueshmëri natën, 1 laptop, karta telefoni, 1 fishek, 1 predhë fisheku si dhe pajisje të tjera.

 

Mbi tre të rinjtë rëndojnë dy akuza: ajo e sigurimit të informacionit të klasifikuar dhe goditjes për shkak të detyrës. Dy rusët dhe ukrainasi u kapën në muajin gusht në uzinën e gramshit pasi sulmuan rojet.

 

Advertisement

Që nga moment I parë pas arrestimit, ata pretenduan se ishin thjesht bloger që vizitonin vende të ndryshme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy