“S’po dëgjohemi nga kjo mazhorancë”/ Opozita bllokoi seancën plenare, Bardhi tregon arsyet e këtij vendimi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“S’po dëgjohemi nga kjo mazhorancë”/ Opozita bllokoi seancën plenare, Bardhi tregon arsyet e këtij vendimi

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi në një komunikim për medat, ka treguar arsyet, që sipas tij kanë shtyrë opozitën që të bllokojë këtë të enjte foltoren e Kuvendit.

 

Ai u shpreh se opozita nuk dëgjohet nga kjo mazhoranca, ndërsa listoi këto disa kërkesa për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare

 

Advertisement

“Ashti siç e kam njoftuar pas mbledhjes se grupit te PD, situata ku mazhorancës e ka përfshirë kuvendit është situatë anormale. Brenda një jave janë rrëzuar tre kërkesa për ngritjen e komisioneve hetimore, pa dhënë asnjë shpjegim publik.  Pse opozitës nuk i lejohet asi asnjëherë më parë, të bëjë propozimet e anëtareve që ajo dëshiron në Komisionin e Reformës zgjedhore. Jemi detyruar që sot, të nxitur, të kryejmë një veprime për të mos lejuar zhvillimin normal të qytetarëve.

 

Ne do donim sot të flisnim për hallet e qytetarëve, por kur ti i mbyll opozitës rrugët institucionale për të vepruar, padyshim që Kuvendi  nuk zhvillon seancë. Kjo betejë është për të rikthyer pluralizmin në vend dhe për t’i dhënë  Shqipërisë një parlament, që vepron sipas Kushtetutës. Këto janë arsye pse nuk kemi lejuar të niste seanca plenare. Nuk do donim të shkonim këtu, por jemi të detyruar për sa kohë na është mbyllur çdo rrugë institucionale brenda Kuvendit”, tha ai.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy