Spotlight / Lela-Kodhelit: Shqiptarët po ikin për arsye politike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Spotlight / Lela-Kodhelit: Shqiptarët po ikin për arsye politike

Alfred Lela, analisti dhe gazetari i njohur ishte I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, prej ku, përballë kryetares së Komisionit të Jashtëm të PS-së, znj.Mimi Kodhelit deklaroi se shqiptarët po ikin nga vendi për arsye politike.

Alfred Lela: Është një numër i trishtë, unë e di që s’ju pëlqen juve, se jeni nënë dhe jeni shqiptarë, pavarësisht se e shihni botën ose Shqipërinë nga pikëpamje të majta dhe qeverisë socialiste, kjo është e drejta juaj… Por, është një numër për të cilin jam i sigurtë që jeni e trishtuar, numri i njerëzve që ikin. Të rinj, të vjetër, profesionistë, duan të ikin dhe kjo është një gjë që mua s’më gëzon që e them, nuk është se po e them për t’ja kundërvënë kundërshatrit hipotetik politik. Jo, po e them, sepse mua ashtu si dhe juve më dhemb që njerëzit duan të ikin nga ky vend. Sepse, s’dua të ikin, se janë dhe të afrëmit e mi, të gjithkujt dhe kjo finale e qeverisjes tuaj 8-vjeçare me njerëz që duan të ikin parreshtur, është e trishtë dhe nuk e di a shpjegojnë numrat dhe a e shpjegon vetëm qeverisja juaj ose jo. Nuk jami sigurtë për këtë, por një lloj rihapje e eksodit ka ndodhur në këto vitete e fundit. Vijani fajin kujt të doni, por është ajo çka është.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy