Sulmet kibernetike të Iranit, Veliaj takon anëtarin e Komitetit të Inteligjencës së Senatit amerikan

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sulmet kibernetike të Iranit, Veliaj takon anëtarin e Komitetit të Inteligjencës së Senatit amerikan

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u takua në Uashington me Senatorin e Teksasit, John Cornyn, që është njëkohësisht edhe anëtar i Komitetit të Inteligjencës së Senatit.

 

Në një postim në rrjetet sociale, Veliaj shkruan:

 

Advertisement

“Shume i lumtur per takimin miqesor me Senatorin e Teksasit, John Cornyn, nga Komiteti i Inteligjencës së Senatit në Uashington. Një mik i Shqiperise dhe vizitor i saj, ai kishte shume deshire të mësonte për sulmet e fundit kibernetike të Iranit ndaj një vendi anëtar të NATO-s dhe rolin e Tiranës si Kryeqyteti Rinor Europian”, thekson Veliaj.

 

Veliaj ndodhet për një vizitë në Uashington, ku ka zhvilluar një sërë takimesh të rëndësishme në Kongresin dhe Senatin Amerikan.

 

Advertisement

Ai u prit edhe nga kryetarja e Kongresit, Nensi Pelosi, ish kandidati për President të SHBA-së, senatori Mitt Romney, kryetari i Senatit Amerikan, Chuck Schumer dhe shumë zyrtarë të lartë amerikan.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy