Sulmi i Iranit ndaj Izraelit, ministria e Jashtme thirrje qytetarëve shqiptarë në Izrael: Zbatoni udhëzimet, për çdo nevojë kontaktoni në këto numra

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit, ministria e Jashtme thirrje qytetarëve shqiptarë në Izrael: Zbatoni udhëzimet, për çdo nevojë kontaktoni në këto numra

Garda Revolucionare iraniane e cila u zotua të hakmerrej pas sulmit në Damask pak ditë më parë, deklaroi “Irani ndëshkoi Izraelin”.

Megjithatë nuk raportohet për viktima.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përmes një njoftimi  zyrtar bën me dije se është në komunikim të vazhdueshëm me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Izrael si edhe me të gjithë shtetasit shqiptarë, të cilëve i bën thirrje të kontaktojnë në dy numrat e vënë në dispozicion për çdo nevojë.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është në komunikim të pandërprerë me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Izrael si edhe me të gjithë shtetasit shqiptarë, me qëndrim të përkohshëm apo të përhershëm në Izrael.

Advertisement

U bëjmë thirrje të ndjekin e të zbatojnë udhëzimet e sigurisë, të bëra publike së fundmi nga autoritetet vendase.

Për çdo nevojë të mundshme të kontaktojnë në telefon dhe WhatsApp me numrat e kontaktit të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Izrael:

+972 54-904-2813 dhe +972 54-480-6601”, thuhet në njoftim./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy